Conte: Jam i nervozuar, nuk mund të bëjmë më shumë

Futboll

Conte: Jam i nervozuar, nuk mund të bëjmë më shumë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:58
Antonio Conte

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes së djeshme ndaj Borussia Dortmund.

Dje Dortmund arriti të rikthejë rezultatin nga 0-2 në 3-2 dhe të fitojë tri pikë që ia kanë bërë punën më të lehtë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian ka thënë se mbetet i zhgënjyer, por nuk mund të kërkojë më shumë nga lojtarët, pasi kanë bërë mjaftueshëm.

“Është e njëjta gjë që ndodhi me Barcelonën, në fakt është me keq, kishim dy gola avantazh. Është zhgënjyese. Nuk dua ta komentoj pjesën e dytë. Djemtë vraponin nga 100 km, e vetmja gjë që mund të them është t’i falënderoj për çfarë po bëjnë. Nuk mund të bëjnë më shumë. Jam i nervozuar, sepse nuk mund të bëjmë më shumë. Kemi arritur limitin”, deklaroi ai.

Për momentin Inter është në vendin e tretë në grupin F me katër pikë, tri me pak se Dortmund që renditët në vendin e dytë, ndërsa lider është Barcelona me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat