Hector Bellerin e ka komentuar heqjen e shiritit të kapitenit që iu bë Granit Xhakës, ditën e djeshme.
“Ai e di se ka bërë gabim, pro ne si zhveshtore duhet të jemi të gjithë së bashku. Këto gjëra ndodhin dhe kaq është, ne të gjithë e mbështesim atë. Ai tani po e luan rolin e tij dhe ne i respektojmë lojtarët”, shoi Bellerini.
Tutje, ai tha se të gjithë lojtarët e respektojnë dhe mbështesin vendimin e trajnerit, për t’i hequr Xhakës shiritin e kapitenit.
“E respektojmë vendimin e trajnerit dhe klubit. Për ne, na mbetet që t’i japim dashuri dhe kujdes, pasi është një nga ne, kështu që po e ndihmojmë që ta tejkalojë këtë”.
Xhaka ende nuk është paraqitur për Arsenalin, që prej kur e hoqi fanellën dhe iu tha atyre të “p****en”, në ndeshjen e 27 tetorit me Crystal Palace.