Haaland thyen rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Futboll

Haaland thyen rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Erling Haaland

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland, ka arritur të thyej rekordin e legjendës së Realit, Raul Gonzalez dhe yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Austriaku në moshën 19-vjeçare ka arritur të shënojë shtatë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, gjë që ka bërë të kaloi rekordin e Raulit dhe Mbappes.

Sulmuesi është duke shkëlqyer pasi ka arritur të shënojë 12 gola në kampionatin austriak dhe gjashtë asistime, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar shtatë gola.

Kjo gjë ka bërë që të fitojë vëmendjen e shumë klubeve evropiane si Real Madrid, Manchester United dhe Barcelonë.

Haaland u transferua të klubi austriak para një viti dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëhet ylli i skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat