FFK konfirmon datën dhe orën ku blihen biletat Kosovë-Angli

Futboll

FFK konfirmon datën dhe orën ku blihen biletat Kosovë-Angli

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:29
FFK konfirmon datën dhe orën ku mund të blihen biletat Kosovë-Angli

Federata e Futbollit e Kosovës, konfirmon datën dhe orën kur mund të blihen biletat për ndeshjen Kosovë-Angli, e cila do të zhvillohet me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro”, bëhet e ditur nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat