Drita fiton me penallti ndaj Dukagjinit 

Futboll

Drita fiton me penallti ndaj Dukagjinit 

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:57
Drita fiton me penallti ndaj Dukagjinit 

Drita nga Gjilani me mund të madh fitoi tri pikë në përballje me Dukagjinin e Klinës, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Në fund të takimit, Bruqi pengohet në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari akordon penallti. Sulmuesi i mirënjohur Izair Emini ka qenë i saktë nga penalltia dhe realizon për fitoren e madhe me rezultat 1:0 pikërisht në minutën e 89-të.

Drita renditet në vend të dytë me 27 pikë dhe Dukagjini është në fund me 8 sosh.

Dukagjini i pafat që të kthehet me pikë, kurse Drita ka qenë më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat