Drenica ngadhënjen në përballjen dramatike - Bota Sot
Drenica ngadhënjen në përballjen dramatike

Futboll

Drenica ngadhënjen në përballjen dramatike

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Drenica ngadhënjen në përballjen dramatike

Drenica nga Skenderaj arkëtoi tri pikë që nuk maten as me ari, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:2 Trepçës ’89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës. Në minutën e 13-të, Arsen Sykaj shënon nga penallti për Drenicën dhe 1:0.  

Në minutën e 31-të, Balde e preku topin me dorë dhe penalti për Trepçën '89. Leart Emini ishte i saktë nga penalltia dhe 1:1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola tjerë, në minutën e 50-të, Hasan Hyseni shënon për epërsinë e Drenicës, por mitrovicasit barazuan 2:2 me golin e Kaqikut pikërisht në minutën e 60-të. Tre minuta pa përfunduar takimi (87’) Argjend Bardhi siguroi fitoren e  madhe të Drenicës me rezultat 3:2. Ndeshje dramatike e me pesë gola dhe me ngadhënjimin e Drenicës.

Drenica renditet në vend të gjashtë me 20 pikë, ka një më shumë se Trepça që gjendet dy vendet më poshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat