Munishi: Një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve

Futboll

Munishi: Një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:09
Munishi: Një ndeshje që i ka dhënë emicion shikuesve

Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes së Ballkanit me Llapin, ku skuadrat u ndanë baras 1:1.Munishi pas ndeshjes dukej i kënaqur me barazimin teksa tha se ky ndoshta ka qenë edhe epilogu real.

“Ka qenë epilogu real. Ishte ndeshje e tempos shumë të lartë, Llapi na ka vënë në vështirësi sidomos në kundërsulme”, tha Munishi për Supersport Kosova. “Ne kemi tentuar me çdo kusht ta shënojmë golin e barazimit, e arritëm më pas kishim raste të tjera, por edhe Llapi kishte rastet e veta”, vlerësoi Munishi.

“Ka qenë një ndeshje që i ka dhënë emocion shikuesve, atyre në bankë dhe atyre që shikuan nga televizionet. Tek e fundit ky është qëllimi i futbollit”, theksoi trajneri i Ballkanit.

“Duhet ta përgëzojmë Llapin, bëri ndeshje të mirë sidomos në pjesë të parë. Llapi është skuadër e fortë, shumë e paprështatshme.

Te Llapi shkëlqeu Valmir Veliu”, shtoi ai.Tutje, trajneri i ekipit nga Suhareka tha se gabimet ekipit të tij i falen, për shkak se futbollistët janë shumë të ri në moshë.

“Meqë jemi ekip i ri, sot u falen gabimet mirëpo në të ardhmen duhet të përmirësohen”, potencoi Munishi.Ballkani tani kryeson me 30 pikë si lider i Superligës pas 14 xhirove, teksa Drita pas fitores ndaj Dukagjinit, është ngjitur në pozitën e dytë me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat