“I gjithë ekipi frymëzohet nga muskujt e CR7”, Costa "hyjnizon" portugezin

Futboll

“I gjithë ekipi frymëzohet nga muskujt e CR7”, Costa "hyjnizon" portugezin

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Cristiano Ronaldo, Douglas Costa

Cristiano Ronaldo i ka sjellë kaq shumë përfitime Juventusit, jo vetëm në të ardhura financiare e rezultate pozitive. Bilancin e portugezit në Torino, gjithashtu e bëjnë shokët e tij të skuadrës. Përkujdesja “maniakale” e CR7 për fizikun është një nxitje për t’u përmirësuar edhe ata që janë afër tij në stërvitje, grumbullime e ndeshje; përfshirë Douglas Costa. Ky i fundit, me kalimin e kohës ka ndryshuar zakonet e tij të ngrënies, duke adoptuar një mënyrë jetese më origjinale dhe miqësore me stilin e jetës së futbollistëve në nivelet më të larta.

Gjatë një interviste të dhënë për “Esporte Interativo”, së cilës i hapi dyert e shtëpisë së tij, anësori brazilian nënvizoi meritat e Ronaldos, i cili me shembullin personal bëri që kolegët t'i kushtojnë kujdes më të madh trupit (fizikut) të tyre: "Unë ushqehem mirë, tani më shumë se më parë. Jam 29 vjeç dhe kjo ndjehet. Ronaldo? Është mbresëlënës, ndonjëherë ndodh ta shohësh pa fanellë. Çfarë fiziku, çfarë muskujsh, edhe pse 34 vjeç! Kjo na bën të gjithë ne të tjerët të kurohemi në këtë drejtim, të dukemi aq bukur. Meqë përqindja jonë e yndyrës është më e ulët, kjo vjen më së shumti nga puna në fushat e stërvitjes. Sidoqoftë, Ronaldo na ka mësuar se për trupin duhet treguar kujdes edhe në shtëpi, në tryezën e ngrënies, kudo që jemi. Kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist profesionist të niveleve të larta”.

Në fund, një mesazh edhe për trajnerin Sarri, se aim und të kuptohet mjaft mirë me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Pra, një sinjal për të qenë titullar në krah të portugezit: "Ne flasim të njëjtën gjuhë. Kur luajmë së bashku e kërkojmë njëri-tjetrin, sepse e dimë se mund t’ua bëjmë më të vështirë kundërshtarëve tanë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat