Batatina: Është mirë ta ndalësh liderin

Futboll

Batatina: Është mirë ta ndalësh liderin

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:47
Batatina: Është mirë ta ndalësh liderin

Llapi ka arritur ta ndalë liderin e tabelës Ballkani në sfidën e javës së 14-të të IPKO Superligës. Ballkani e Llapi luajtën baras 1:1 në një ndeshje mjaft joshëse dhe e luftuar në fushë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se qëllimi i tij dhe skuadrës së Llapit ishte ta fitonin ndeshjen, por edhe me barazim është ndarë i kënaqur. “Kemi ardhur për fitore ashtu siç shkojmë në çdo ndeshje. Ne jemi ende ne komponim të skuadrës.

Sot kemi qenë ndryshe nga lojtë tjera. Ne pjesën e parë kemi luajtur mirë. Edhe në pjesën e dytë kemi luajtur mirë, ku kemi pasur raste dhe kemi mundur ta ndëshkojmë kundërsharin”, tha Batataina.

“Gjithsesi, sot u pa që Llapi ka potencial dhe them se pjesa e dytë i ka kënaq edhe shikuesit.

Është mirë ta ndalësh liderin pas jemi skuadra e parë që marrim pikë këtu pasi sa e di askush nuk ka mundur të marrë pikë në Therandë këtë kampionat”, ka thënë Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat