Neville shqiptarit: Tifozët këndonin për nënën time, ato thirrje nuk më shqetësonin

Futboll

Neville shqiptarit: Tifozët këndonin për nënën time, ato thirrje nuk më shqetësonin

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:00
Neville shqiptarit: Tifozët këndonin për nënën time, ato thirrje nuk më shqetësonin

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të Premier League duhet të mësohen ta përballojnë abuzimin nga tifozët e futbollit në Angli.

“Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë. Në ndeshjet kundër Liverpoolit, tifozët këndonin për nënën time. Unë nuk isha i lumtur, por ato thirrje nuk më shqetësonin”, ka thënë Neville për Omnisport.

“Unë u fishkëlleva 12 muaj për Anglinë si lojtar i Manchester Unitedit, por ti duhet ta pranosh këtë si pjesë të lojës. Shiko se çfarë po ndodh tani me lojtarët me ngjyrë, njerëzit mendojnë se gjithçka është e lejueshme. Duhet ta ndalim këtë.

Futbollistët shihen më ndryshe tani. Trajtimi i Xhakës nuk erdhi për shkak të çmimit të lartë të biletave, ato kanë qenë me atë çmim të lartë gjithnjë. Por, fakti se tifozët po lihen prapa s’mund të harrohet. Xhaka duhet të bëjë paqe me ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat