Portieri i Slavias zbulon sjelljen e shëmtuar të Barçës: Donim të shkëmbenim fanellat, por ata...

Futboll

Portieri i Slavias zbulon sjelljen e shëmtuar të Barçës: Donim të shkëmbenim fanellat, por ata...

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Portieri i Slavias

Ondrej Kolar ishte padyshim njeriu i mbrëmjes së kaluar në sfidën mes Barcelonës dhe Slavias së Pragës. Portieri çek u shndërrua në hero për ekipin e tij, teksa ndali çdo top që vinte drejt portës, me Slavian që mori një barazim 0-0 në mitikun “Camp Nou”.

Pas ndeshjes, portieri Kolar ka folur për mediat, ku është shprehur jo shumë i lumtur për sjelljen e disa prej lojtarëve katalanas. Gardiani i Slavias veçon vetëm Ter Stegen, i cili i kishte bërë shumë komplimenta, ndërsa për pjesën tjetër, ai shprehet se nuk i kanë shtrënguar as duart.

“Ter Stegen po më priste në tunel, që është diçka shumë e madhe për mua. Të dëgjoj komplimente nga një portier i tillë të jep ndjesi fantastike. Ishte eksperiencë fantastike, por disa nga lojtarët e tjerë... Messi dhe të tjerët thjesht u larguan, madje disa prej tyre nuk shtrënguan as duart me ne. Ishte diçka e shëmtuar. Ne takuam lojtar të mëdhenj dhe donim të shkëmbenim fanellat, por ata nuk u sollën mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat