Milan do ta largojë këtë super lojtar në merkaton e ardhshme

Futboll

Milan do ta largojë këtë super lojtar në merkaton e ardhshme

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Sport Mediaset po raporton se Milani ka vendosur të shesë Franck Kessie në merkaton e ardhshme dhe Premier League është destinacioni i tij më i pëlqyer.

Kessie duhet të sakrifikohet nga drejtuesit e Milanit, për shkak se klubi po kërkon forcimin e skuadrën në janar dhe për të bërë një gjë të tillë duhet edhe të largojë një lojtar me çmim më të lartë.

Sipas gazetarit të Mediaset, Claudio Raimondi, Milan është i gatshëm të largojnë lojtarin për 25 milionë euro.

Wolverhampton Wanderers ishin interesuar për Kessie verën e kaluar dhe janë ende të interesuar për shërbimet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat