Mourinho i gatshëm për stolin e Bayernit

Futboll

Mourinho i gatshëm për stolin e Bayernit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:42
Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho, është gati për t’u bërë trajner i Bayern Munich.

Sipas disa mediave gjermane, Mourinho do të pranojë stolin e “bavarezëve”, sapo t’i ofrohet.

Tekniku portugez është pa ndonjë skuadër që nga shkarkimi nga stoli i Manchester United, në dhjetor të vitit 2018.

Nga ana tjetër, klubi gjerman që disa ditë është pa trajner, pasi shkarkuan Niko Kovac për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndërsa trajnerët e tjerë si Allegri, Erik ten Hag dhe Thomas Tuchel kanë refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat