Arbëria në krye!  Kryeziu: Synimi kryesor është Superliga

Futboll

Arbëria në krye!  Kryeziu: Synimi kryesor është Superliga

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Arbëria në krye!  Kryeziu: Synimi kryesor është Superliga

Në Ligën e Parë të Kosovës është duke u zhvilluar një garë dramatike mes skuadrave për dy vendet e para dhe më së miri e dëshmon edhe afërsia me pikë mes skuadrave.  

Arbëria nga Dobrajë e Madhe, fshat nga Lipjani, i prinë renditjes së Ligës së Parë të Kosovës, me gjithsej 25 pikë tri më shumë se Liria, Malisheva, Istogu dhe katër se Besa.

Është një garë shumë interesante, të paktën në 13 javët e deritashme, ku treguesi më i mirë është se pozita e pestë nuk është më larg se katër pikë nga pozita e parë. Arbëria shënoi fitore të madhe me rezultat 6:1 kundër Trepçës.  Sulmuesi Almir Kryeziu realizoi dy gola dhe me bashkëlojtarë të tjerë dhanë maksimumin.  Kryeziu deri me tash ka shënuar 7 gola duke e ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në kreun e tabelës.

“Bota sot”: A mendoni se Arbëria ka treguar lojën më të mirë deri me tash gjatë këtij edicioni, duke e mposhtur me 6:1 Trepçën?
Almir Kryeziu:
Normal që kemi treguar lojën më të mirë nga fillimi deri ne fund, siç u pa edhe rezultati në fund. Loja dhe fitorja më bindëse deri me tash në këtë edicion.

“Bota sot”: Çfarë e veçojë ekipin tuaj?
Almir Kryeziu
: Angazhimi i madh i lojtarëve dhe normal se edhe jemi të bashkuar si lojtar.

“Bota sot”: Arbëria në krye të tabelës, a ka synime elitën?
Almir Kryeziu:
Normal se synimi kryesor është Superliga. Kemi një ekip të mirë dhe besoj se do të shënojmë rezultate më të mira.

“Bota sot”: Nuk mbahet mend që liga e parë ka qenë aq interesante, vendi i parë nuk ikë më shumë se 9 pikë nga pozita e 14-të, si e shihni këtë rivalitet?
Almir Kryeziu:
Liga parë është tejet interesante po ashtu edhe e fortë, ka ekipe të forta si për shembull Liria dhe Besa. Prandaj, do të kemi një rivalitet të madh mes skuadrave siç po ndodhë deri me tash.

“Bota sot”: Cila është atmosferë në Dobrajë të Madhe, kur kihet parasysh Arbëria në krye të renditjes?
Almir Kryeziu:
Atmosfera është fantastike, kemi tregu rezultate shumë të mira. Rezultate që i bëjnë të lumtur tifozët tanë dhe gjithë mjedisin tonë. Tifozët janë edhe një motiv shtesë për ne.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë të fortë për dy vendet e para?
Almir Kryeziu:
Ka shumë ndeshje deri në fund, por mendoj se përveç Arbërisë është edhe Liria dhe Besa.

“Bota sot” A e keni pritur këtë ecuri?
Almir Kryeziu:
E kemi pritur sepse kemi ushtruar pa u ndal asnjëherë. E kemi bërë punën tonë dhe rezultatet vijnë vazhdimisht.

“Bota sot”: A është cilësia më e mirë në kampionat se në vitin e kaluar?
Almir Kryeziu:
Mendoj se cilësia vitin e kaluar ka qenë më e madhe, por edhe sivjet është një rivalitet dhe treguesi më i mirë është edhe afërsia me pikë mes shumë skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat