Wenger i etur për t’u rikthyer në rolin e trajnerit, kjo është përgjigja e tij për stolin e Bayernit

Futboll

Wenger i etur për t’u rikthyer në rolin e trajnerit, kjo është përgjigja e tij për stolin e Bayernit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:29
Arsene Wenger

Arsene Wenger është i dashuruar me futbollin. Për 36 vite me radhë ka bërë detyrën e trajnerin, pjesën më të madhe të kohës te Arsenali, por nga vera e 2018-ës, po qëndron pushim.

E ka të vështirë të qëndrojë larg fushave të blerta dhe jo më kot mediet e kanë listuar ndër kandidatët për të marrë postin e trajnerin të Bayernit, që vetëm pakë ditë më parë shkarkoi kroatin Niko Kovac.

I ftuar në studiot e BeIn SPORTS, 70-vjeçari deklaroi se po i mungojnë emocionet dhe presioni i të qenit trajner, por shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë nëse do të dëshironte të merrte drejtimin e bavarezëve.

“Erdha këtu për të folur për ndeshjet dhe ju fokusoheni te diçka tjetër, duke më vendosur nën presion! Sigurisht, trajningu ishte gjithë jeta ime deri tani. Të gjithë ata që kanë stërvitur ekipet e futbollit do t’ju tregojnë të njëjtën gjë: iu mungon intensiteti ditor, javor e më tej. Ka disa gjëra, që iu mungojnë shumë, sikurse disa të tjera, që nuk iu mungojnë.

Fitimi i ndeshjeve të futbollit, përgatitja e një ekipi për lojë, zhvillimi i lojtarëve dhe marrja e kënaqësisë dhe emocioneve të përbashkëta, është diçka që më mungon. Pra, sigurisht që po, më mungon stërvitja e një ekipi.”

Wenger, përtej dëshirës për t’iu kthyer intensitetit të punës si trajner, e pranon se pushimi i ka bërë mirë.

“E kam filluar këtë profesion që në moshën 33-vjeçare; kam trajnuar deri në 69 vjeç, pa ndërprerje, në nivelin e lartë. Janë 36 vite punë pa ndalur. Nga ana tjetër, edhe nëse më mungon, të larguarit pak nga ai presion për një vit nuk ishte shumë e keqe për mua. Njerëzit që më njohin mirë thonë se jam më i qetë, është e vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat