Mustafi shënon për Arsenalin, baras me Guimaraes

Futboll

Mustafi shënon për Arsenalin, baras me Guimaraes

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:45
Mustafi shënon për Arsenalin, baras me Guimaraes

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, shënon për Arsenalin por nuk arritën me shumë se një barazim me rezultat 1:1 me Guimaraes, në takimin e xhiros së katërt të grupit F të Europa League në futboll.

Mustafi u paraqit i plot dhe shënoi me kokë në minutën e 81-të, por ky gëzim nuk zgjati më shumë se 9 minuta. Vendasit barazuan shifrat 1:1 fal golit të Duarte (90+1).  Arsenali lëshoi mundësinë për t’i marr tri pikë, kurse vendasit shpëtuan në fund.

Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të. Arsenali është në vend të parë me 10 pikë, ndërsa Guimaraes i fundit me vetëm një pikë.  

Kjo ishte pika e parë për ekipin portugez, ndërsa Arsenali zhgënjeu me barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat