Berlusconi rikthen në Itali ish-mbrojtësin e Milanit, 33-vjeçari firmos për Monzën!

Futboll

Berlusconi rikthen në Itali ish-mbrojtësin e Milanit, 33-vjeçari firmos për Monzën!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:40
Silvio Berluconi

Tashmë është zyrtare dhe nuk ka më dyshime. Gabriel Paletta është rikthyer në Itali dhe ka firmosur me ekipin e Monzës.

Klubi në pronësi të Silvio Berluconit ka bërë një goditje mjaft me vlera, teksa synon të ngjitet në Serie B sezonin e ardhshëm.

Ish-numri një i Milanit, ka bindur Palettën që të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Monzën.

Së fundmi, veterani ishte aktivizuar në Kinë me Jiangsu Suning, teksa më parë ka veshur edhe fanellën e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat