Zidane bën ndryshime, rikthen dy të preferuarit e tij!

Futboll

Zidane bën ndryshime, rikthen dy të preferuarit e tij!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:59
Zidane

Reali i Madridit do të presë Galatasarayn në “Santiago Bernabeu”, teksa është bërë zyrtar edhe formacioni i “Los Blancos”.

Trajneri Zidane ka vendosur të rikthejë Marcelon si titullar, me Mendy që duhet të ulet në stol.

Tjetër rikthim është ai i Valverdes, me uruguaianin që ishte në stol në fundjavë ndaj Betis.

Image

Si pasojë e futjes së Valverdes, Luka Modric ka mbetur jashtë. Treshja e sulmit nuk ndryshon, me Hazard e Rodrygon nga krahët, ndërsa Benzema në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat