E zëvendësoi në të 81’, Sarri justifikon nervat e CR7

Futboll

E zëvendësoi në të 81’, Sarri justifikon nervat e CR7

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:45
Sarri, CR7

Festa e fitores ndaj Lokomotiv Moscow me rezultatin 1-2 falë golit të Douglas Costa në limite, zbeh tërbimin e Cristiano Ronaldos, për atë gol të “vjedhur” nga Ramsey në vijën fatale, por edhe nervat e shfaqura në momentin e zëvendësimit nga trajneri Maurizio Sarri, në të 81’.

Është pikërisht Sarri ai që pas përfundimit të sfidës, justifikon reagimin e portugezit.

“Ronaldo ishte i nevrikosur sepse nuk ndihej shumë mirë. Prej disa ditësh ka një problem të vogël në gju dhe për këtë arsye ishte nervos që në përfundim të pjesës së parë, pasi gjuri po i shkaktonte problem. Në një përshpejtim bëri një lëvizje që nuk më pëlqeu. U frikësova se mos vritej, ndaj e zëvendësova”, dha Sarri versionin e tij të fakteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat