Thuram jep alarmin: Është i rrezikshëm, duhet skualifikuar

Futboll

Thuram jep alarmin: Është i rrezikshëm, duhet skualifikuar

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 00:16
Lilian Thuram

Në Itali vazhdohet të flitet për fyerjet raciste që i janë drejtuar Mario Balotelli-t gjatë ndeshjes së luajtur mes Verona-s dhe Brescia-s. Në mbrojtje të sulmuesit ka dalë edhe ish-mbrojtësi i Francës dhe Juventus-it, Lilian Thuram.

"Racizmi nuk mund të pranohet si diçka e natyrshme, duhet denoncuar. Për këtë arsye mendoj se trajneri i Verona-s është i rrezikshëm, duke parë se nuk ka dëgjuar asgjë", ka thënë francezi për Radio 24.

"Lega duhet të ndërhyjë dhe ta skualifikojë. Edhe trajnerët që nuk mbajnë qëndrimin e duhur duhen skualifikuar. Duhen pyetur trajnerë dhe lojtarë të rëndësishëm pse nuk bëjnë asgjë. Ata duhet të japin përgjigjet e duhura, janë atë që mund të ndryshojnë situatën, jo lojtarët me ngjyrë".

"I vetmi trajner që ka qenë i qartë në lidhje me këtë çështje ka qenë Ancelotti. Njerëzit që nuk e pësojnë racizmin nuk e kuptojnë dhunën që shkakton: sa trajnerë ose lojtarë të bardhë keni parë të dalin nga fusha duke i thënë mjaft tifozëve të tyre? Asnjë. Tani ka ardhur momenti që t'i thuhet mjaft racizmit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat