Ekipi i madh italian vihet pas Xhakës

Futboll

Ekipi i madh italian vihet pas Xhakës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 10:26
Granit Xhaka

Milan është duke treguar interesim për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Xhaka pas aksidentit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, nuk ka luajtur për “topçinjtë”, gjithashtu ka humbur edhe shiritin e kapitenit.

Nga ana tjetër gjiganti italian, vazhdon me formën e dobët dhe dëshiron të blejë disa lojtarë gjatë afatit dimëror.

Për “Rosonerët”, kosovari është mesfushori adekuat që duhet të luaj në “San Siro”.

Sipas disa mediave angleze, trajneri Unai Emery, ka vendosur që edhe ndeshjen e radhës të mos e thërras Xhakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat