Shpërthen keq Nenadi: Është një copë m*ti

Futboll

Shpërthen keq Nenadi: Është një copë m*ti

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Shpërthen keq Nenadi: Është një copë m*ti

Nenad Bjelica u pa i tërbuar pas ndeshjes që Dinamo Zabreg barazoi me Shakhtar Donetsk mbrëmë. Kroatët e kishin mundësinë të fitonin, pasi deri në minutën e 92-të kryesonin 3:1. Ukrainasit në shtesë realizuan dy herë dhe barazuan, duke e lënë të hapur garën për vendin e dytë deri në fund.

Penalltia e dhënë në fund, pas një bërryli që mori portieri i skuadrës ukrainase, e ka bërë trajnerin Bjelica të reagojë ashpër në lidhje me përdorimin e VAR në futboll.

"VAR është një copë m*ti. Çfarë na duhet teknologjia nëse nuk ndihmon? Hiqeni atë, nuk kam nevojë për atë. VAR i largon të gjitha emocionet.

Është një cirk i pastër që nuk ndihmon aspak", është shprehur Bjelica, ndërkohë që ai është i sigurt që skuadra e tij do të kualifikohet në raundin tjetër në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat