Bushi publikon emrat e të grumbulluarve për Anglinë

Futboll

Bushi publikon emrat e të grumbulluarve për Anglinë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 11:33
Bushi publikon emrat e të grumbulluarve për Anglinë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 lojtarë që ka grumbulluar për ndeshjen me Anglinë U21, e programuar të luhet në datën 15 nëntor në Shkodër.

Në listën e publikuar, bie në sy grumbullimi i tetë lojtarëve nga Kategoria Superiore, apo edhe Kategoria e Parë.

Portieri Harizaj vjen nga Apolonia, mbrojtësit Pëllumbi nga Skënderbeu apo Ismailgeci nga Tirana, ndërsa më shumë “popullim” në mesfushë nga kampionati. Kallaku, Mala, Shehu. Nga tre sulmues në total, dy janë nga Superiorja, Xhixha nga Laçi e Qardaku nga Bylisi. Më poshtë, lista e plotë me lojtarët e grumbulluar.

Lista

Gentian Selmani – Portier – Menemen

Andrea Hoxha – Portier – Vilingen

Romeo Harizaj – Portieri – Apolonia

Serxhio Kalaj – Mbrojtës – Lacio

Jon Mersinaj – Mbrojtës – Lokomotiva Zagreb

Jorgo Pëllumbi – Mbrojtës – Skënderbeu

Leonard Maloku – Mbrojtës – San Roke Lepe

Geraldo Bajrami – Mbrojtës – Birmingam

Marsel Ismailgeci – Mbrojtës – Tirana

Franklin Domi – Mbrojtës – QPR

Aristidi Kolaj – Mesfushor – Pro Patria

Sherif Kallaku – Mesfushor – Teuta

Esat Mala – Mesfushor – Partizani

Enis Çokaj – Mesfushor – Lokomotiva Zagreb

Arbin Zejnullai – Mesfushor – Shkëndija e Tetovës

Arbnor Muçolli – Messfushor – Velje

Agim Zeka – Mesfushor – Fortuna Sitard

Juljan Shehu – Mesfushor – Laçi

Omar Imeri – Mesfushor – Shkëndija e Tetovës

Redon Xhixha – Sulmues – Laçi

Eridon Qardaku – Sulmues – Bylis

Indrit Tuci – Sulmues – Lokomotiva Zagreb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat