Arsene Wenger ka disa fjalë për Xhakën

Futboll

Arsene Wenger ka disa fjalë për Xhakën

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:04
Arsene Wenger ka disa fjalë për Xhakën

Arsene Wenger ka treguar mbështetje për Granit Xhakën, pasi trajneri Unai Emery këtë javë i hoqi atij shiritin e kapitenit. 

“Ka njerëzë që kanë shumë pasion, me presionin që kanë, me zhgënjimin që bartin, nganjëherë ata kanë reagime që nuk i dëshironi.

Mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, ndryshe nga ajo se çka kam dëgjuar kohëve të fundit. Ai në fund kërkoi falje dhe mendoj se kjo është ajo çka trajneri ka dashur nga ai.

Ai ishte kapiten te Monchengladbachu. Nuk mendoj se ishte kapiten me mua, ndoshta varet, në ndeshjet e Europa League apo Kupës së Ligës, por nuk e di”,  tha ish trajneri i Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat