Guardiola: Bravo i gatshëm për Liverpoolin

Futboll

Guardiola: Bravo i gatshëm për Liverpoolin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson që portieri Claudio Bravo, është i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpool.

Dje në barazimin ndaj Atalantas, Ederson u lëndua, gjë që ka shkaktuar të humbasë ndeshje ndaj kampionëve të Evropës.

Mirëpo, sipas teknikut spanjoll, Bravo do të jetë zëvendësimi perfekt i brazilianit.

“Është i gatshëm për ndeshjen në të dielën. Nëse Ederson mund të luaj atëherë do të luaj, nëse jo do të jetë Claudio. Kjo është e gjitha. Kemi një situatë të pabesueshme dhe do të bëjmë më të mirën”, deklaroi ai.

Kutjojmë që ndeshja mes dy rivalëve kryesorë për titull të Premier Ligës zhvillohet në “Anfield” dhe fillon në ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat