Moggi: Do të shkarkoja Conten

Futboll

Moggi: Do të shkarkoja Conten

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:19
Antonio Conte

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi ka folur për problemin që trajnerin i Interit, Antonio Conte është duke pasur me bordin e Interit.

Pas humbjes nga Dortmund, Conte filloi të fliste keq për bordin e “neurazurëve”, gjë që ka bërë të këtë shumë spekulime.

Moggi ka mbetur i pa impresionuar nga kjo gjë dhe ka thënë se nëse do të ishte në krye, kjo nuk do të kishte ndodhur.

“Nëse do të isha aty, kjo nuk do të ndodhte. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk mund t’i fajësojmë të tjerët, jemi të gjithë se bashku. Nuk është mirë kur fiton një ndeshje dhe sapo të humbësh fillon të fajësosh të tjerët. Më vjen keq sepse Conte ishte lojtari im dhe është djalë i mirë, por ndonjëherë e humbë vetën. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin”, deklaroi ai.

Inter për momentin është në vendin e dytë në Seria A me 28 pikë, një me pak se Juventus që ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat