Tensione në Vushtrri, sulmohet gjyqtari i katërt

Futboll

Tensione në Vushtrri, sulmohet gjyqtari i katërt

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:30
Foto

Është duke u zhvilluar ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Mirëpo gjatë pjesës së dytë, në këtë ndeshje ka ndodhur një incident i papritur.

Gjyqtari i katërt, Burim Jahmurataj është goditur me shkrepëse nga tifozët vendas, andaj gjyqtari kryesor vendosi qe pjesa ku janë tifozët vendas të zbrazet dhe ndeshja të vazhdojë pa tifozë.

Kujtojmë që Gjilani është në epërsi të dyfishtë në këtë ndeshje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat