Xhaka drejt Italisë në janar, gati kalimi te klubi historik!

Futboll

Xhaka drejt Italisë në janar, gati kalimi te klubi historik!

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk po kalon një moment aspak të mirë tek Arsenali, teksa si pasojë e ngjarjeve të fundit me tifozët, i është hequr edhe shiriti i kapitenit.

Largimi në janar duket thuajse i sigurt dhe tashmë kanë nisur hipotezat e para.

Së fundmi, një lajm i bujshëm po qarkullon në media, ku thuhet se Xhaka mund të kalojë te Milani në janar.

Diçka të tillë e ka raportuar "Calciomercato.com", që shkruan se Pioli dhe drejtuesit e Milanit po e monitorojnë situatën e mesfushorit dhe mund të nisin bisedimet me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat