Blerim Krasniqi, futbollisti për të cilin flitet

Futboll

Blerim Krasniqi, futbollisti për të cilin flitet

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Blerim Krasniqi, futbollisti për të cilin flitet

Është vetëm 11 - vjeçar dhe njohësit e mirë të rrethanave të futbollit në Zvicër i parashohin një ardhmëri prej futbollisti të shkëlqyeshëm. Talentin e Blerim Krasniqit ndër të parët e kishte vërejtur, Ibo Useini, një supertalent i futbollit, i cili për shkak të një lëndimi fatal, ishte detyruar të ndërpres karrierën në skuadrën e FC “Zurich-ut”, duke mos pasur mundësi të zhvillohej në futbollist me karrierë të ndritshme, të cilën ja kishin paraparë ekspertët e futbollit atëbotë.

Blerim Krasniqi është vetëm 11-vjeçar dhe është me prejardhje nga Drenovci Malishevës së Kosovës dhe për momentin i mbron ngjyrat e skuadrës së futbollist FC “Wil Academy” ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Ky djalosh për të cilin njohësit e rrethanave të futbollit në Zvicër i parashohin një karrierë fantastike, dita-ditës po zhvillohet në lojtar të cilin do ta dëshironte çdo skuadër. Për këtë më së miri dëshmon edhe fakti se, Blerimi, edhe pse luan në pozitën e mesfushorit (libero) ai ka shënuar 17 gola në 32 ndeshje, aq sa është paraqitur për skuadrën amë.

Si rezultat i lojërave të suksesshme, disiplinës të cilën e posedon ky djalosh dhe qasjes serioze ndaj obligimeve të cilat i merr nga trajnerët e tij, jo rastësisht ka ardhur oferta në adresë të tij, me iniciativë të Ibo Useinit, që Blerimi prej vitit të ardhshëm të bëhet pjesë e skuadrës FC “Zurich Academy” të cilën kuptohet e ka pranuar pa u mëdyshuar aspak.

Babai i Blerimit, z. Agron Krasniqi thotë: “Me djalin tim jam shumë i kënaqur, sidomos me mënyrën profesioniste si sillet ai ndaj shkollës dhe futbollit. Nuk kam kursyer asgjë që ti krijoj kushte optimale për t’u zhvilluar si futbollist, me ç’rast besoj se një ditë mundi do të shpërblehet".

Trajnerët e Blerimit janë shprehur për këtë futbollist me fjalë miradije dhe ata janë të opinionit se po vazhdoi Blerimi të zhvillohet me këtë ritëm, mund të presim që shumë shpejt të bëhet edhe cak i ndonjë skuadre të madhe. Besojmë se në të ardhmen, Blerim Krasniqi të arsyeton epitetin e një super talenti dhe me punë të arrin majet më të larta të futbollit evropian.

Ai posedon të gjitha kushtet, shto këtu dëshirën dhe talentin të cilat bashkarisht garantojnë një aventurë të ndritshme në botën e futbollit për Blerim Krasniqin, talentin e të cilit i pari e zbuloi, Ibo Useini, ish futbollisti i FC Zurich. Mbani mend këtë emër. Blerim Krasniqi shumë shpejtë do të troket në dyert e mëdha të futbollit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat