Ja kur do të tërhiqet shorti për Superkupën e Spanjës

Futboll

Ja kur do të tërhiqet shorti për Superkupën e Spanjës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Shorti për Superkupën e Spanjës do të tërhiqet këtë të hënë në datën 11 nëntor.

Katër klubet që do të marrin pjesë janë Barcelona si kampionë të Spanjës, Valencia si kampionë të Copa del Rey, Atletico dhe Real Madrid si vendi i dytë dhe i tretë në La Liga.

Shorti do të tërhiqet këtë të hënë, ndërsa me 8 dhe 9 janar do të zhvillohen dy gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohet me 12 janar.

Vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Barcelona pasi mposhti Sevillan 1-2 në Tangier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat