Muriqi: Ëndrra ime është Premier League

Futboll

Muriqi: Ëndrra ime është Premier League

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:08
Muriqi: Ëndrra ime është Premier League

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Ai ka thënë se shpreson të luajë në Angli.

“Objektivi im i parë ishte të luaja për klube të mëdha nga Evropa. Kur erdhi oferta zyrtare nga Fenerbahce ishte vështirë ta refuzoja.

Ndryshimi i shtetit do të ishte i vështirë për mua, prandaj e vendosa afrimin me Fenerin dhe gruan time”, ka thënë Muriqi.“Ëndrra ime është Premier League. Qëllimi im kryesor është Anglia, pasi më pëlqen si futboll dhe mendoj se më përshtatet duke u bazuar te mundësitë e mia fizike.

Unë mora një pasaportë turke kur luaja me Giresunsporin dhe presidenti ka folur disa herë me trajnerin e kombëtares Fatih Hoxha. U ndal gjithçka për shkak të problemeve me dokumentet”, ka treguar ai për televizionin NTV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat