Dy tifozë të Glasgow Celtic kanë përfunduar në spital, pasi u plagosën me thikë në kryeqytetin italian, Romë, në prag të ndeshjes kundër Lazios në UEFA Europa League.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa autoritetet italiane që zbulojnë moshën e të plagosurve, por jo identitetin e tyre.
Një 52 vjeçar u qëllua me thikë pas një përleshjeje që ndodhi mes mbështetësve të dy klubeve jashtë një bari irlandez, ndërkohë, pak minuta më vonë, një 35 vjeçar u plagos me thikë në “Piazza Beniamino Gigli”.
Pavarësisht lëndimeve të marra, asnjëri nga të plagosurit nuk ka rrezik për jetën. Incidenti vjen si pasojë e tensioneve të ndodhura në takimin e parë mes dy klubeve në Glasgow.Shkak u bë një flamur i paligjshëm i shpalosur nga vendasit, ku shfaqej ish diktatori italian, Benito Mussolini.
Reagimi i bardhekaltërve ishte i shpejtë, me tifozë të Lazios që përshëndeten në mënyrë fashiste, para dhe gjatë ndeshjes, të cilën Celtic e fitoi me shifrat 2:1.