Isufi: Kemi lojtarë qe dijnë ta bëjnë dallimin

Futboll

Isufi: Kemi lojtarë qe dijnë ta bëjnë dallimin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Isufi: Kemi lojtarë qe dijnë ta bëjnë dallimin

Bekim Isufi është shprehur i kënaqur me fitoren e Ferizajt, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës.

Në takimin e zhvilluar në Ferizaj, skuadra e Isufit arriti të fitojë tri pikë për herë të parë si vendas këtë sezon, shkruan Insporti. Ferizaji triumfoi me rezultatin minimal, 1:0, falë autogolit që e shënoi futbollisti i Flamurtarit, Melos Zenunaj.

“E merituam fitoren sepse patëm shumë më shumë nga loja”, theksoi Isufi.

“Jam i kënaqur me angazhimin, me karakterin, për shkak se të kthehet ekipi nga disa humbje, mendoj se duhet karakter”, tha ai pas ndeshjes.

“Por nuk jemi në nivelin që duhet te jemi. Kemi lojtarë qe dijnë ta bëjnë dallimin 1 me 1, ndoshta ju mungon vetëbesimi”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat