Te Real Madrid vazhdoet të flitet për çështejn Gareth Bale.
Uellsiani, pavarësisht se rezulton i dëmtuar për madrilenët, është grumbulluar për ndeshjet e kombëtares së tij.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe shoku i tij i skuadrës, Toni Kroos. "Nuk e di nëse do të vazhdojë me ne. Dukej se do të largohej në verë dhe nuk është e lehtë të vazhdosh përpara në mënyrë normale në raste të tilla", ka thënë gjermani për AS.
"Gjithsesi, më është dukur shumë i motivuar dhe ka bërë d isa paraqitje të mira. Ajo që e ka bezdisur më shumë ka qenë kthimi i dëmtuar nga ndeshjet me kombëtaren".
"Grumbullimi me Uellsin? Sigurisht, duket e papërshtatshme që të mos luash me skuadrën tënde dhe të grumbullohesh nga kombëtarja kur rikuperon. Pavarësisht nga kjo, do të kemi nevojë për cilësitë e tija në ndeshjet e ardhshme".