Igball Jashari u testua nga klubi kroat

Futboll

Igball Jashari u testua nga klubi kroat

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:26
Igball Jashari u testua nga klubi kroat

Javën që e lamë pas, lojtari i kombëtares së Kosovës për grupmoshat U-15 Igball Jashari nga Prekazi i Skenderajt, për 7 ditë radhazi qëndroj në Zagreb të Kroacisë, ku u testua nga klubi i Superligës kroate Lokomotiva e Zagrebit.

Siç ka treguar Igballi, por edhe shoqëruesi i tij Fazli Jashari, gjatë lojërave e udhëheqjes së topit, qëndrueshmërisë, shpejtësisë e të tjera, Igablli atje tregoj një përformancë shumë të mirë dhe për bindjen e trajnerit të kësaj skuadre, Jashari do të mund të ishte lehte në dhjetëshin e parë në grupmoshat e tij, dhe se perspektiva e tij mund të jetë shumë e mirë.

Pas moshës 18 - vjeçare, Igball Jashari, po se dëshiron, mund të jetë pjesë e ekipit të Lokomotivës në Zagreb. Igballi tash ka mbi 14 vjet, nxënës i klasës së 8-të në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skënderaj, luan për ekipin “Kurda” të trajnerit të njohur të Kosovës Mehmet Kurda dhe se në garat e kombëtares së Kosovës në dy turne ndërkombëtare që u zhvilluan para më shumë se një muaj në Shkup e Tiranë, U-15-shat e Kosovës zunë vendet e para, kurse Igballi që bart numri 7, pos që shënoj tri gola, asistoj edhe në shënimin e disa golave tjerë nga bashkëlojtarët e tij.

Igballi është i vetëdijshëm ,se si në Zagreb, Maqedoni të Veriut e Tiranë, por edhe në të ardhmen kudo që mund të luajë, do ta bartë mbi supe barrën e autoritetit të një familje qe u shkri në luftë për lirinë e atdheut, ai gjithsesi se me kulturën sportive si dhe me lojën e mirë që do ta dëshmojë, do ta ruajë e mbrojë në rendë të parë autoritetin familjar, si dhe të shtetit të tij. Vitin e ardhshëm, Igball Jashari do të luajë për kombëtaren e Kosovës me grupmoshat U-17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat