Batatina kërkon nga “Legjendat” që ta thyejnë rekordin e shikueshmërisë ndaj Prishtinës

Futboll

Batatina kërkon nga “Legjendat” që ta thyejnë rekordin e shikueshmërisë ndaj Prishtinës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:43
Tahir Batatina

Llapi zhvillon këtë vikend njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të stinorit, derisa në kuadër të xhiros së pesëmbëdhjetë do të përballet me Prishtinën në “Zahir Pajaziti”.

Stadiumin “Zahir Pajaziti”, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina synon ta ketë të stërmbushur për këtë duel.

“Legjendat kësaj here së bashku me qytetarët e Llapit dhe Gollakut do ta thejnë rekordin e shikushmërisë në Llap”, ka shkruar tekniku i KF Llapit.

Dueli ndërmjet Llapit dhe Prishtinës është përcjellur me interesim të madh gjithmonë nga tifozëria llapjane, derisa i tillë pritet të jetë edhe dueli i këtij vikendi.

Të shtunën me fillim nga ora 13:00 dy skuadrat do të përballen me njëra tjetrën në luftë për të vazhduar objektivin drejt titullit kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat