Favre: Dortmund mund të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Bayern

Futboll

Favre: Dortmund mund të ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Bayern

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:20
Dortmund

Bayern Munich mund të jetë shumë i favorizuar në ndeshjen kundër Borussia Dortmund.

Trajneri i Dortmund, Lucien Favre, ka dhënë disa komente para ndeshjes kundër Bayern, ku edhe ka zbuluar se dy yje të skuadrës janë në dyshim për ‘Der Klasiker’.

Jadon Sancho dhe Marco Reus mund të jenë dy mungesa të mëdha për skuadrën ‘Verdh e zi’.

“Duhet të presim për të dy. Nuk e dimë nëse ata do të stërviten ose jo. Do të shohim nesër” ka thënë Favre.

“Kemi dy ose tere lojtarë të tjerë në atë situatë. Ne na nevojiten ata të gatshëm dhe pastaj do të vendosim cila skuadër luan në cilin sistem” shtoi trajneri i Dortmund.

Dortmund nuk ka fituar një ndeshje kundër Bayern në ‘Allianz Arena’ qysh nga prilli i vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat