Shënoi tre gola për Realin, Rodrygo në histori - Bota Sot
Shënoi tre gola për Realin, Rodrygo në histori

Futboll

Shënoi tre gola për Realin, Rodrygo në histori

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:38
Rodrygo

Rodrygo i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit. Në fitoren 6 me 0 ndaj Galatasaray-t talenti brazilian realizoi tre gola duke hyrë në historinë e “Uefa Champions League”.

Sipas Institucionit të Statistikave “Opta Joe”dy golat e realizuar nga 18-vjeçari në minutën e 4 dhe të 7-të janë golat e njëpasnjëshëm më të shpejtë në historinë e kompeticionit.

Rodrygo gjithashtu u bë lojtari i dytë më i ri në histori që shënon het-trik (në moshën 18 vjet e 301 ditë) duke lënë pas ish sulmuesin e Manchester United Wayne Ronney (në moshën 18 vjeç e 340 ditë).

I pari në listë qëndron legjenda e Real Madridit Raul Gonzales, (në moshën 18 vjeç dhe 133 ditë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat