Zhegrova: Krenar me këtë ekip!

Futboll

Zhegrova: Krenar me këtë ekip!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:51
Baseli në rundin tjetër të Europa League

Edon Zhegrova ka ndryshuar.

Pak ditë pas paraqitjes pozitive në Superligën e Turqisë, ai bëri ndeshje të mirë edhe në Europa League, ku Baseli e mposhti 2-1 Getafen.

Zhegrova ishte titullar dhe luajti 88’ minuta, kur u zëvendësua me Afimico Pululu.

Pas ndeshjes, si rrallë herë në të kaluarën, Zhegrova ka postuar foto të ekipit në Instagram, duke falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Krenar me këtë ekip, faleminderit gjithë tifozëve, ishit të mrekullueshëm. Baseli në rundin tjetër të Europa League”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Kujtojmë se postimi i sotëm është vetëm i treti në llogarinë e 20-vjeçarit që duket se ka vendosur të lë anash jetën luksoze dhe të fokusohet në atë për të cilën ka lindur, në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat