Vjollca Izeiri referon sfidën Belgjika-Lituania

Futboll

Vjollca Izeiri referon sfidën Belgjika-Lituania

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 13:41
Vjollca Izeiri referon sfidën Belgjika-Lituania

Katërshja e refereve më të mira në futbollin e femrave në Maqedonin e Veriut Projkovska, Elena Soklevska-Ilievski, Vjollca Izeiri dhe Irena Velevackovska me datën 11 nëntor do të udhëtojnë në Belgjikë, ku më 12 nëntor në stadiumin “Den Dreef” të qytetit Louvain do të ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese të fazes së grupeve për Euro 2021 mes pëfaqësueses së Belgjikës dhe asaj të Lituanisë.

“Kjo është edhe një dëshmi për cilësinë dhe autoritetin e tonë në ndarjen e drejtësisë në futbollin e femrave në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se edhe kësaj radhe do të dëshmojmë këtë.

Falënderojmë të gjithë ata që na dhanë këtë besim. Kjo është një mirënjohje e madhe për të gjithë” tha Vjollca Izeiri refere ndërkombëtare nga qyteti i Gostivarit.

Referja me përvoj të madhe në ndarjen e drejtësisë në futbollin ndërkombëtar të femrave Vjollca Izeiri, vetëm para tre javësh ka ndajtë drejtësi në një turnir në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat