Operohet Ismaili, do të mungojë 8 muaj!

Futboll

Operohet Ismaili, do të mungojë 8 muaj!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 14:59
Operohet Ismaili, do të mungojë 8 muaj!

Mbrojtësi i FC Shkupi, Fati Ismaili ka mbyllur sezonin para kohe. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka këputër miniskusin dhe ligamentin e kryqëzuar të përparëm në gjurin e këmbës së majtë.

Ismaili ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale gjatë ditës së premte dhe mbrojtësin tashmë e pret faza e rikuperimit.

Sipas mjekëve të klubit e njejta mund të zgjasë deri në 8 muaj, me çka Ismaili do të ngelet jashtë fushave deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Për ekipin, Fati Ismaili do të jetë mungesë e madhe në ndeshjet vijuese të kampionatit dhe Kupës.

Kujtojmë që Ismaili u lëndua në ndeshjen me FC Struga Trim Lum të luajtur me 3 nëntor 2019 në Çair në kuadër të xhiros së 13-të në LPFVM.

Stafi i FC Shkupit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në familjen bardheblu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat