Trajneri italian me fjalë të rënda për reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Trajneri italian me fjalë të rënda për reprezentuesin e Kosovës

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:50
Trajneri italian me fjalë të rënda për reprezentuesin e Kosovës

Valon Berisha, ka qenë “fytyra tragjike” e humbjes së Lazios në Europa League. Mesfushori i Kosovës hyri në lojë në minutën e 82-të por që disa minuta më pas i ‘fali’ një gol skuadrës Celtic në fitore 2:1 të këtyre të fundit.

E për gabimin e Berishës në mesfushë nga edhe erdhi goli i dytë i kundërshtarëve ka folur trajneri i mirënjohur italian, Walter Zenga.

“Lazio mbizotëroi në të dyja ndeshjet me skocezët, por në futboll është e rëndësishme të shënosh e jo të matesh me goditje në portë dhe të dominosh posedimin e topit. Topi nuk donte të futej në portë.

Çfarë mund të themi për një ekipi, që luan kështu. Në fund, Lazio humbi, sepse një lojtar (Valon Berisha) bëri një marrëzi, që nuk bëhet as nga amatorët rajonalë”, ka thënë Zenga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat