Lushtaku: Nuk do të mbrohemi me Gjilanin

Futboll

Lushtaku: Nuk do të mbrohemi me Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Lushtaku: Nuk do të mbrohemi me Gjilanin

Drenica ka punë të vështirë në udhëtim ku do të takohen me liderin e kampionatit, Gjilani. Skuadra nga Skenderaj është në formë të mirë dhe shpreson që të kthehen të pamposhtur nga Gjilani, në sfidën që do të luhet të dielën në orën 13.00. Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, është i matur para kësaj sfide por beson e shpreson me një lojë të mirë që të arrijnë qëllimin e tyre.

 “Sa i përket ndeshjes të së dielës në Gjilan, jemi munduar që të punojnë me aq mundësi sa kemi pas, sepse ndoshta orari i ndeshje i ngjeshur nuk na ka lejuar që t’i bëjnë të gjitha ato përgatitjet si duhet për ndeshjen kundër Gjilanit në udhëtim, megjithatë unë jam optimist dhe do të luftojmë, do ta japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv”, thotë Lushtaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Drenica është në vend të shtatë me 20 pikë, me 5 fitore, 5 barazime e 4 humbje, me goldallim pozitiv 16:14.

Në fakt kanë më së shumti barazime në elitë për dallim nga skuadrat tjera dhe janë ndër skuadrat me të papërshtatshme për ekipet që pretendojnë titullin e kampionit. Ata së fundi i shkaktuan humbje me rezultat të ngushtë 3:2 Trepçës ’89. Lushtaku tha se nuk e kanë ndërmend që të mbrohen në Gjilan.

“Nuk do të mbrohemi por kryesisht do ta aplikojmë lojën tonë edhe pse e dimë që kemi kundërshtarë të fortë dhe dihet që është edhe kryesues i tabelës”, tha Lushtaku. Gjilani po dëshmon lojëra të mira dhe në 14 ndeshjet e deritashme ka 10 fitore e 4 humbje, udhëheq renditjen me 30 pikë të grumbulluara. Gjilanasit janë optimist se do të dalin me tri pikë të reja dhe të përforcohen edhe më shumë në kreun e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat