Tahir Batatina motivon lojtarët, ka edhe një mesazh për Prishtinën

Futboll

Tahir Batatina motivon lojtarët, ka edhe një mesazh për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:30
Tahir Batatina motivon lojtarët, ka edhe një mesazh për Prishtinën

Përballja e rivalëve fqinj, Llapi nga Podujeva dhe Prishtina, gjithsesi se pritet me kureshtje të madhe qoftë nga tifozët “Legjendat” e Llapit qoftë nga “Plisat” e Prishtinës, në përgjithësi nga dashamirët e futbollit në Kosovë.

Derbi i madh që do të luhet nesër në orën 13.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” padyshim se do të sjell emocione të mëdha, veçmas që llapjanët do të kenë edhe përkrahjen e shikuesve, ngase në dy takimet paraprake patën mungesën e tyre për shkak të dënimit pa shikues nga ana e KD e FFK-së. =

Llapi është i përgatitur maksimalisht dhe kërkon tri pikë që të mbajë hapin fuqishëm për kreun e tabelës, sikurse edhe Prishtina. Dy skuadra që sa herë janë ndeshur mes vete gjithmonë kanë dhuruar lojëra të mira e me rivalitet të madh deri në fund.

Në rrethin e parë llapjanët kishin fituar me 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe besojnë e shpresojnë se edhe në “Zahir Pajaziti” do të dalin me pikë të plota edhe në javën e 15-të. Llapi është në pozitën e pestë me 24 pikë aq sa ka edhe Prishtina një pozitë më lartë.  

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se janë të gatshëm, për këtë sfidë të madhe. “Jemi përgatitur duke e ditur se kemi të bëjmë me një skuadër të fuqishme dhe shumë serioze, ku në mesin e saj ka super lojtar dhe është ekip me përvojë të madhe por ne e kemi marr si çdo ndeshje tjetër dhe do ta japim maksimumin në terren. Lojtarët janë shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe do ta japim maksimumin në fushë”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Në taborin e Prishtinës shprehen optimistë: “Bardhekaltrit janë dy ndeshje pa fituar dhe tani i pret tjetër ndeshje e vështirë, në Podujevë tek rivalët e Llapit. Se a mundët Prishtina të fillon këndelljen nga kjo përballje, mbetët të shihet në ndeshjen e nesërme. Por, çdo ekip i madh dhe kur nuk i mungon cilësia e merr vetën pikërisht nga përballjet e vështira. Përndryshe, dy skuadrat ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga 24 pikë të tubuara, ndërsa skuadra llapjane pati fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni duke triumfuar për herë të parë në histori të klubit në “Fadil Vokrri””.

Ipko Superliga, java e 15-të
E shtunë

Llapi-Prishtina    13.00
Feronikeli-Drita    13.00
E diel
Trepça ’89-Ballkani    13.00
Gjilani-Drenica    13.00

E hënë
Vushtrria-Ferizaj    13.00
Dukagjini-Flamurtari    13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat