Si e sheh Sermaxhaj sfidën e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë? - Bota Sot
Si e sheh Sermaxhaj sfidën e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë?

Futboll

Si e sheh Sermaxhaj sfidën e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:35
Si e sheh Sermaxhaj sfidën e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë?

Kosova është në grupin A dhe me gjasa shumë të mira që të sigurojë kualifikimin, në rast se fiton në Plzen kundër Çekisë dhe atëherë i duhet vetëm një pikë në sfidën e fundit me Anglinë, që të sigurojnë kualifikimin historik në Kampionatin Evropian 2020.

Kombëtarja e Kosovës renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka katër me pak se lideri Anglia dhe një se Çekia në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes Malin e Zi dhe Bullgarinë me nga tre pikë të fituara. Analisti i futbollit Genc Sërmaxhaj tha se janë dy ndeshje finale për Kosovën, si me Çekinë po ashtu edhe me Anglinë.

“Lista e mirë, ndeshjet e vështira. Padyshim dy përballje finale dhe shumë të rëndësishme, sidomos kjo ndaj Çekisë ngase është e radhës dhe duhet fitorja por duhet qasje e përkushtim i njëjtë dhe besoj në fitore. Lista e lojtarëve është ajo që duhet dhe që trajneri i ka vlerësu, sidoqoftë kush paraqitet duhet të jap më të mirën nga vetja. Është një mundësi e mirë që Kosova të kualifikohet por gjithçka mbetet të shihet. Nuk do të jetë e lehtë sepse çekët kanë mposhtur Anglinë në vendin e tyre dhe kanë marr vetëbesim sidoqoftë gjithçka mund të sjell kjo ndeshje.  

Kosova po luan mirë dhe duhet të vazhdoj po njësoj sepse edhe forma individuale e lojtarëve është e mirë në ekipet e tyre dhe kjo na jep shpresë për fitore eventuale”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lista e lojtarëve:
Samir Ujkani (Torino), Arijanet Muriç (Nottingham), Visar Bekaj (Prishtina), Amir Rrahmani (Verona), Fidan Aliti (Kalmar), Mërgim Vojvoda (Standard), Florent Hadërgjonaj (Huddersfield), Leart Paçarada (Sandhausen), Ibrahim Dresheviq (Heerenveen), Benjamin Kololli (Zurich), Arbenit Xhemaji (Xamax), Idriz Voca (Luzern), Anel Rashkaj (Eskilstuna), Besar Halimi (Sandhausen), Valon Berisha (Lazio), Herolind Shala (Valerenga), Bersant Celina (Swansea), Florent Hasani (Diosgyori); Edon Zhegrova (Baseli); Florent Muslija (Hannoveri), Elbasan Rashani (ODD BK), Milot Rashica (Werder), Vedat Muriqi (Fenerbahce) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat