Gjigantët anglezë interesohen për Jamesin

Futboll

Gjigantët anglezë interesohen për Jamesin

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:38
James Rodriguez

James Rodriguez mund të largohet nga Real Madridi vetëm gjashtë muaj pasi u rikthye nga huazimi në Bayern Munich. Futbollistin kolumbian në janar e duan Manchester Unitedi dhe Tottenhami

Rikthimi i James Rodriguezit në Real Madrid mund të jetë jetëshkurtër.

Futbollisti kolumbian ishte rikthyer gjatë verës nga huazimi në Bayern Munich, por qëndrimi i tij i dytë në “Santiago Bernabeu” mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj.

Në fakt, ish-futbollisti i Portos dhe Monacos mund të largohet nga Reali në afatin kalimtar të janarit.

Mediumi “El Desmarque” shkruan se interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Tottenham.

Wolverhampton po ashtu thuhet se kanë kërkuar informata për mesfushorin ofanziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat