Lampard: Chelsea mund të prëmirësohet akoma më shumë

Futboll

Lampard: Chelsea mund të prëmirësohet akoma më shumë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:39
Lampard

Frank Lampard beson se skuadra e tij mund të prëmirësohet akoma shumë.

Bosi i ‘Bluve’ duket se nuk do të ndalet me kënaqësinë e rezultateve pozitive të fillim sezonit, por dëshiron që të marrë secilën lojë një nga një.

Chelsea janë në pozitën e katërt në tabelë, me tetë pikë prapa liderëve, por me gjashtë pikë para pozitës së pestë.

Përkundër kësaj pozite të mirë, Lampard beson se skuadra e tij mund të prëmirësohet akoma më shumë.

“Ne po e shohim vetën në pasqyrë. Ajo që duhet të bëjmë është të shohim vetën javë pas jave, edhe në ndeshjen kundër Crystal Palace, pastaj të largohemi me kombëtaret, pastaj të kthehemi për Man City” ka thënë Lampard.

“Momentalisht jemi të lumtur me atë që kemi bërë, por unë mendoj se mund të përmirësohemi shumë më shumë. Është rruga e vetme” shtoi anglezi.

Chelsea do të përballet me disa probleme në mesfushë, pasi Ross Barkley mungon që nga ndeshja kundër Newcastle e muajit të kaluar, kurse Mason Mount ka pësuar dëmtim në ndeshjen ndaj Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat