Dy vite më parë luante me amatorët, sot ftohet nga Mancini te Italia!

Futboll

Dy vite më parë luante me amatorët, sot ftohet nga Mancini te Italia!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:47
Castrovilli

Te lista zyrtarëve e përpiluar nga Roberto Mancini, trajneri i Italisë, për ndeshjet eliminatore të Europianit 2020 - kujtojmë që axurrët kanë siguruar kualifikimin që në tetor - ka edhe tre emra që janë risi. Bëhet fjalë për talentin e Fiorentinas, Castrovilli, futbollistin e Bolognas, Orsolini, por sidomos mbrojtësi i Brescia, Andrea Cistana...

Pikërisht ky i fundit ka një histori të çuditshme, edhe pse është vetëm 22 vjeç. Produkt i Brescias, dy sezone më parë luante në huazim në Serie D, te Ciliverghe mazzanopra mes gjysmëprofesionistëve, ndërsa më pas me Prato në Serie C. Këtë sezon e gjen veten titullar dhe zbulim në Serie A, ndaj edhe Roberto Mancini e ka ftuar për ta provuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat