Emra të mëdhenj, kur mbushnin stadiumin e Prishtinës 

Futboll

Emra të mëdhenj, kur mbushnin stadiumin e Prishtinës 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Emra të mëdhenj, kur mbushnin stadiumin e Prishtinës 

Vitet e 80-ta, janë vitet më të arta të futbollit të Kosovës, kur Prishtina garoi për pesë vite rresht në elitën e futbollit ish jugosllav (1983-1988), pa e harruar edhe KF Trepçën kur ishte në elitë në vitin 1977-1978 dhe në finalen e Kupës së Marshall Titos (1978).  

Kjo fotografi e gjeneratës së artë të Prishtinës apo e futbollistëve të mëdhenj kur mbushni përplot me shikues stadiumin e Prishtinës , është e vitit 1983-1984.

Në foto në këmbë janë: trajneri Muzuroviq, i ndjeri Vokrri, Shujica, Mehinoviq (?), Gjinali, Shengyli, Llalliq, (?).

Ulur: fiziterapeuti i ndjeri Statovci, Rugova, Lugolli, Gaxholli, Muriqi, Nexhipi dhe Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat