Zidane e krahason Benzema me CR7, ka një apel edhe për Francën

Futboll

Zidane e krahason Benzema me CR7, ka një apel edhe për Francën

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:34
Zinedine Zidane, Karim Benzema

Zinedine Zidane ngriti çështjen e mungesës së vazhdueshme të Karim Benzema në kombëtaren e Francës. Ai e bëri këtë të premten, para transfertës së Real Madridit në Eibar. Benzema ka qenë një nga sulmuesit e shquar të Europës gjatë një karriere 10-vjeçare në Madrid, megjithatë nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga viti 2015. Ai dyshohet se ishte i përfshirë në një komplot për të shantazhuar shokun e tij të atëhershëm te Franca, Mathieu Valbuena. Nga ana e tij, Zidane pretendon se sulmuesi dëshiron ende ta përfaqësojë Francën, madje beson se lojtari i tij te të bardhët është "më i miri" dhe i denjë për t’u thirrur nga “gjelat”: 

"Ai gjithmonë ka dashur të luajë për kombëtaren franceze. Për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh. Sidoqoftë, nga pikëpamja futbollistike, ai është më i miri. Unë mendoj se duhet patjetër ta ketë një vend në ekipin kombëtar francez. Kjo shkon përtej rolit tim, por patjetër duhet të thirret". Benzema shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve për “Los Blancos”, në mesjavë, duke e tejkaluar legjendarin Alfredo Di Stefano në listën e golashënuesve më të mirë të klubit në këtë kompeticion. Ecuria mbresëlënëse bëri që Zidane ta krahasonte francezin me Cristiano Ronaldon: 

“Numrat e tij flasin vetë. Ata që e pëlqejnë futbollin e bukur e dinë që Karim është një lojtar cilësor. Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin tonë. E bën gjithçka shumë mirë. E vetmja gjë që ka ndryshuar, qysh nga momenti i largimit të Cristiano Ronaldo te Juventusi, është se Karim është më i pjekur. Ai është baba dhe, shumë i mirë. Mjaft gjëra kanë ndodhur kohët e fundit, të cilat reflektohen prej tij në fushë. Jam shumë i lumtur për Karim. Është e vërtetë se ka kapërcyer një legjendë të këtij klubi, si Alfredo di Stefano. Ai tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat